Osmani: Aktualisht nuk ka vend në BE që thotë se është kundër liberalizimit të vizave

12 shtator 2022 | 16:57

Në Slloveni është mbajtur sot samiti i 11-të i Bërdo-Brionit , ku u diskutua për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije e thirrja për liberalizimin e vizave për Kosovën, është miratuar njëzëri në Procesin e Bërdo-Brionit.

Ajo ka thënë se gjatë këtij viti, pret që BE-ja të marrë vendim për këtë çështje, teksa shtoi se ka përkrahje në mesin e bllokut.

“Aktualisht, nuk ka vend në BE që na thotë se janë kundër liberalizimit të vizave dhe besoj që e kemi momentumin më të mirë në këto katër vjetët e fundit. Pra, momentumi është i shkëlqyeshëm, kemi mbështetjen e vendit që është nikoqir i këtij takimi [të Këshillit të BE-së që mbahet në Republikën Çeke] dhe takimet ministrore. Shpresojmë që gjatë tetorit do të ketë takim të grupit punues për viza për ta shtyrë çështjen përpara. Dhe pastaj në samitin e ri BE-Ballkan Perëndimor, që pritet të mbahet më vonë, pas tetorit. Ajo që është me rëndësi është që ky vendim të merret gjatë Presidencës çeke, pra gjatë këtij viti”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 13.09.2022 Punime të…