Osmani: Ambasadori Menzies përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi

28 mars 2022 | 12:18

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka reaguar pas vdekjes së ish-diplomatit të parë amerikan në Kosovën e pasluftës, John Menzies.

Osmani ka thënë se ambasadori Menzies ka shërbyer në Kosovë në ditët tona më të errëta, duke përforcuar thirrjet tona për paqe dhe pavarësi.

“Ambasadori John Menzies, mik i madh i vendit tonë dhe ish-shefi i misionit të ShBA-së në Kosovë, ka ndërruar jetë. Ai shërbeu në Kosovë në ditët tona më të errëta dhe i përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka kujtuar ish-kolegun e…