Osmani, ambasadorit gjerman: Kosova ka marrë disa vendime jo të lehta
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jorn Rohde, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në procesin e dialogut dhe situatën aktuale në vend.
Në takim është diskutuar edhe për procesin negociator dhe takimet e fundit në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ç’rast presidentja Osmani ka theksuar se ky shënon një moment pozitiv, “megjithëse Kosova ka marrë disa vendime jo të lehta në frymën e angazhimit konstruktiv e që do t’i kontribuonin paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon.
Po ashtu në këtë takim është biseduar edhe për Planin e zbatimit të marrëveshjes evropiane dhe hapat e mëtejmë në raport me të që do të ndërmerren nga institucionet e Kosovës.