Osmani: Anëtarësimi në NATO, qëllim strategjik dhe parësor i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën për medie, ka falënderuar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për vizitën e tij në Kosovë për siç ka thënë ajo në një kohë sfiduese për sigurinë jo vetëm në vend, por edhe në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Osmani ka theksuar se roli i NATO-s dhe i KFOR-it është vendimtar në parandalimin dhe destabilizimin jo vetëm të vendit tonë, por gjithë rajonin pasi sipas Osmanit, Serbia mbetet kërcënim i vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin.
“Liria e Kosovës është rezultat edhe i mbështetjes së NATO-s. Jemi falënderues për ushtarët e NATO-s të cilët po japi kontribut për paqe dhe stabilitet, por kjo paqe së fundi është cenuar seriozisht nga ana e Serbisë. Roli i NATO-s dhe i KFOR-it në parandalimin e destabilizimit o vetëm të Kosovës është vendimtar, pasi qe Serbia mbetet kërcënim i vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin tonë”, ka thënë Osmani, duke shtuar se “anëtarësimi në aleancën më të fortë në botë është qëllim strategjik, ekzistencial dhe parësor i shtetit të Kosovës”.
“Stërzgjatja e procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë aleancë do të prodhonte pasoja të mëdha për sigurinë në të gjithë kontinentin evropian”, ka thënë Osmani.