
Osmani autorizon dërgimin e trupave të FSK-së në Shqipëri për shuarjen e zjarreve
09 gusht 2021
| 20:31
Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar dhe në të njëjtën kohë e ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës.
Trupat dhe pajisjet FSK-së, do t’i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve.