Osmani bashkëbisedon me të rinjtë e ADF Youth në Turqi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, qëndrimin në Turqi në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias e ka përmbyllur me një bashkëbisedim me të rinjtë e ADF Youth.
“Nuk thuhet kot që të rinjtë janë e ardhmja jonë. Në një sallë të mbushur plot, teksa i shihja fytyrat e të rinjve plot shpresë, entuziazëm, kuriozitet e vullnet për të dëgjuar e mësuar, e kuptova edhe njëherë që nëse duam të bëjmë punë vërtet të mira, sytë duhet t’i kemi gjithnjë nga ta dhe se investimi më i mirë është investimi në të rinjtë tanë”.
“Faleminderit, ADF Youth dhe Antalya Diplomacy Forum. Shpresoj që urat të cilat i ndërtuam këto ditë të na shërbejnë për të mirë në kapitujt e ardhshëm të raporteve në mes të vendeve tona, popujve tanë dhe të rinjve tanë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.