Osmani: Bashkim Jashari do ta ketë mbështetjen time të plotë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për emërimin e Bashkim Jasharit si komandant të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Osmani tha se ai i ka shërbyer popullit ku ky rrezikoj të shuhej nga regjimi gjenocidial i Millosheviqit.
Ajo thotë se Jashari do ta ketë mbështetjen e saj për ngritjen e mëtutjeshme të FSK-së.
“Bashkim Jashari i shërbeu atdheut atëherë kur populli ynë rrezikohej të shuhej nga regjimi gjenocidal i Millosheviçit. Edhe tash e tutje do t’i shërbej shtetit të tij duke e udhëhequr ushtrinë e ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë të brezave të tërë. Prandaj ishte nder i veçantë që sot ta emëroj në detyrën e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Gjeneralmajor Jashari do ta ketë mbështetjen time të plotë si Komandante Supreme në ngritjen e FSK-së në piedestale edhe më të larta. Në këtë detyrë të shenjtë gjeneralmajor Jasharit i uroj suksese, ndërkaq gjenerallejtënant Ramën e falënderoj për shërbimin e deritashëm”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe gjatë ditës së sotme Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka dhënë dorëheqje nga pozita e komandantit të FSK-së.
Në vend të tij, komandant i FSK’së është emëruar gjeneralmajor Bashkim Jashari.