Osmani: BE-ja nuk e ka përmbushur premtimin për liberalizim të vizave

15 dhjetor 2021 | 11:24

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se përkundër faktit që Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave.

Në një konferencë për media, pas takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ajo ka thënë se Bashkimi Evropian ende nuk e ka përmbushur premtimin për këtë çështje.

“Kosova dhe Maqedonia kanë interesa të njëjta strategjike sa i përket integrimeve. Procesi i integrimeve mbetet prioritet mbi prioritetet. Përkundër faktit që Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave, Bashkimi Evropian ende nuk e ka përmbushur premtimin”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang iu hoq shiriti i kapitenit të Arsenalit…