Osmani bën homazhe para arkivolit të Ismail Kadaresë

03 korrik 2024 | 13:29

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe para arkivolit të shkrimtarit, Ismail Kadare.

Osmani ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

Homazhet janë mbajtur në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare është ndarë nga jeta mëngjesin e 1 korrikut, në moshën 88-vjeçare duke lënë pas tij një pasuri të madhe letrare që është përkthyer në 45 gjuhë të botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vepra letrare e shkrimtarit Ismail Kadare ka luajtur rol emancipues…