Osmani bën homazhe tek Kompleksi Memorial në Han të Elezit
30 shtator 2019
| 16:39
Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe viktimave civile në Han të Elezit.
Ajo ka thënë se dëshmorët dhe viktimat civile janë themeli i lirisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Dëshmorët dhe viktimat civile, këtu në Han të Elezit dhe në gjithë Kosovën, janë themeli i lirisë sonë, të cilët do ta kenë nderimin dhe respektin e përjetshëm”, ka thënë Osmani.
Me këtë rast, Vjosa Osmani është shoqëruar edhe nga kryetari i Degës së LDK-së në Han të Elezit, Feim Brava.