Osmani beson në arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen
Kandidatja për kryeministre të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka dhënë sinjale se do ndodh marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas saj, LDK-ja është e interesuar të gjejë zgjidhje, dhe të tejkalohen diferencat e krijuara në mes këtyre dy subjekteve politike.
“Kur ka vullnet dhe kur ka mirëbesim gjithnjë gjendet zgjedhja dhe natyrisht ne si LDK jemi të interesuar që ta gjejmë këtë. Ka hapësirë që të gjejmë zgjidhje të mirë dhe të përbashkët për qeverisje dhe mirëbesim siç e thash. Unë besoj që ka hapësirë që të tejkalohen diferencat sepse Lidhja Demokratike gjithnjë e ka treguar dhe tregon një gatishmëri të tillë”, ka thënë Osmani pas takimit Isa Mustafa ka zhvilluar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.