Osmani beson se Shkëndija mund të kualifikohet
16 korrik 2019
| 13:59
Trajneri Qatip Osmani para ndeshjes së kthimit me Nomme Kalju në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, beson në kualifikimin e Shkëndijës, por është i vetëdijshëm se kuqezinjtë duhet të kenë kujdes dhe të eliminojnë gabimet që bënë në takimin e parë, përtej rezultatin pozitiv të arritur, 1-0.
“Pas ndeshjes së parë, brenda javës kemi analizuar gabimet që i bëmë në takimin e luajtur në Talin, ndërsa tash presim që të marrim kualifikimin për në raundin tjetër”, ka deklaruar Osmani.