Osmani: Beteja e Koshares nuk është vetëm një kapitull i luftës në Kosovë

09 prill 2020 | 15:45

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Betejën e Koshares. Ajo ka thënë se kjo betejë ka krijuar datë historike për brezat që do të vijnë.

“Beteja e Koshares nuk është thjeshtë një kapitull i luftës në Kosovë, por ka krijuar një datë historike për brezat që vijnë, për t’u shndërruar në rrëfimin më autentik të përpjekjes heroike për lirinë e vendit. Rënia e 114 heronjve në krye me strategët Agim Ramadani e Sali Çekaj, 21 vjet më parë ishte kumt për lirinë e Kosovës. Heroizmi i tyre ishte triumf i gjithë popullit të Kosovës! Përulje dhe respekt për të gjitha ata që ranë për lirinë e vendit!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1646003858895205

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si shumë qytete tjera të botës, tashmë edhe Prishtina është…