![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/osmani-2.jpg)
Osmani: Bideni ritheksoi nevojën që dialogu të sjellë njohjen e ndërsjellë
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar letrën e pranuar nga presidenti Joe Biden, në të cilën është ritheksuar lidhja e fortë mes dy popujve dhe nevoja që dialogu me Serbinë të sjellë njohjen e ndërsjellë.
“Përjetësisht mirënjohëse për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i saj i plotë:
Sot kam pranuar letër urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku ai rithekson raportet e forta ndërmjet dy popujve tanë, mbështetjen e vazhdueshme e të fuqishme të ShBA-ve si dhe nevojën që dialogu me Serbinë të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë.
Përjetësisht mirënjohëse për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.