Osmani, bisedë telefonike me homologun e Lituanisë, flasin për liberalizim të vizave
14 shtator 2022
| 15:04
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar të mërkurën një telefonatë me presidentin e Letonisë, Egils Levits si pjesë e konsultimeve të vazhdueshme me homologë.
Presidentja Osmani e ka falënderuar presidentin Levits për mbështetjen që Letonia po i jep Republikës së Kosovës në të gjitha aspektet.
“Bisedova me presidentin e Letonisë, Egils Levits si pjesë e konsultimeve të mia të rregullta me homologët. Diskutuam për çështje dypalëshe, urgjencën për liberalizim të vizave për Kosovën dhe rëndësinë për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën”, ka thënë presidentja Osmani, duke shtuar se është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Letonisë për integrimin tonë euroatlantik.