Osmani: Brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e Adem Jasharit
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se 23 vjet më parë, në marsin e vitit 1998 Adem Jashari kishte përçuar mesazhin se liria nuk ka kompromis.
Osmani në manifestimin qendror për nder të 23-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku është mbajtur edhe ku është mbajtur parada e FSK-së, ka thënë se brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e Adem Jasharit.
“Në këtë betejë mbijetoi Besarta si një ogur se pas gjithë këtyre rënieve jeta në familjen Jashari vazhdon”.
“Ai e deshi lirinë e vendit pa asnjë kusht. E kemi dhënë çka do të ndodhë tanë së bashku do të japim jetën ishte ndër xhirimet e pakta e ikonës së luftës”.
“Në 23-vjetorin e epopesë brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e Adem Jasharit”, ka thënë Osmani, duke shtuar se familja Jashari ka luftuar për ta mbrojtur Prekazin dhe gjithë Kosovën.
“Ata dëshmuan se popujt si ky i yni mund të sjellin heronj të mëdhenj. Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik për vendin tonë”, ka thënë Osmani.
Më tutje, Osmani ka bërë me dije se këtë javë ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të nisen k në mision paqeruajtës.
“Sikurse Adem Jashari dikur, sot ju keni përpara misionin fisnik që ta ruani Kosovën, që ajo të mbetet një dhe e tërë. Këtë javë ushtarakët tanë do t’i përcjellim për misionin e parë paqeruajtës bashkë me forcat e Iowas. Ju do ta nderoni emrin e ushtrisë sonë, sikurse edhe emrin e shtetit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani.