Osmani cakton 25 dhjetorin, datë për mbajtjen e zgjedhjeve për kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq

25 nëntor 2022 | 11:11

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e kuvendeve komunale në Zveçan dhe Leposaviq, pas konsultimit me partitë politike dhe duke pasur parasysh që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë kohë të mjaftueshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me afatet dhe detyrimet ligjore, ka caktuar 25 dhjetorin, datë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit.

Ajo ka ftuar subjektet politike për fushatë të qetë, pa tensione, duke respektuar kodin elektoral dhe rivalët politik.

Zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit do të mbahen pas dorëheqjes së anëtarëve të Kuvendeve Komunale dhe shpërndarjes së tyre më 18 nëntor nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, të dielën, më…