Osmani, Clarkut: Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës

14 nëntor 2024 | 15:00

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim gjeneralin Wesley K. Clark, ish-komandant suprem i NATO-s për Evropë, i cili kishte udhëhequr ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, e cila pati luajtur një rol të rëndësishëm për lirinë e Kosovës.

“Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës, duke siguruar një të ardhme ku dinjiteti mbizotëron mbi frikën dhe shtypjen”, ka theksuar presidentja Osmani.

Në takim me gjeneralin Clark, presidentja Osmani, ka theksuar progresin e Kosovës ndër vite, duke vënë në dukje punën e vazhdueshme për ta forcuar pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare, sikurse edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Sipas presidentes Osmani e ardhmja e Kosovës është e qartë në synimin për integrimin euroatlantik dhe partneritet të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rezultateve të intervistimit me gojë, Komisioni i posaçëm për…