Osmani dekoron Bekim Kastratin dhe Besim Dajakun me urdhrin “Hasan Prishtina”
03 nëntor 2021
| 14:10
Në njëzetvjetorin e vrasjes, presidentja Vjosa Osmani dekoroi me urdhrin “Hasan Prishtina” Bekim Kastratin dhe Besim Dajakun për kontributin dhe veprimtarinë atdhetare.
“Njëri me kontribut në fushën e lirisë së fjalës e tjetri për mbrojtjen e institucioneve të vendit janë dëshmi e kohës dhe njëherësh ftesë për vënien e drejtësisë në vend. Ata do të pushojnë të qetë kur drejtësia të marrë një epilog, sepse janë kontribuues për lirinë dhe demokracinë në vend”, është shprehur Osmani në ceremoninë e dekorimit.
Familjarët e Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut falënderuan të parën e shtetit për kujdesin e treguar ndaj figurave të cilët kontribuuan për shtetin e Kosovës.