Osmani dekoron komandatin Ulutash me Medaljen Presidenciale Ushtarake
Presidentja Vjosa Osmani e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e deritanishëm të KFOR-it, Özkan Ulutaş.
Ajo ka thënë se atë e ka falënderuar për punën e tij në shërbim të paqes dhe sigurisë në Kosovë.
“Komandantit të deritanishëm të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, i shpreha mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për përkushtimin e tij në shërbim të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon. Në përfundim të mandatit të tij, e dekorova me Medaljen Presidenciale Ushtarake, si shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin e ngushtë, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.
Të premten është mbajtur ceremonia e ndërrimit të komandës në shtabin e KFOR-it ku komandanti turk Ulutas bëri kalimin e detyrës zyrtare te gjeneralmajori italian Enrico Barduani.