
Osmani dekreton hapjen e Misionit Special në Selinë e Shenjtë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se ka dekretuar zyrtarisht hapjen e Misionit Special të Kosovës në Selinë e Shenjtë.
“E nderuar të dekretoj zyrtarisht hapjen e Misionit Special të Kosovës në Selinë e Shenjtë, pas dy vjetësh përpjekjesh intensive së bashku me lidershipin. Kjo është një e arritur e madhe për Kosovën dhe një kapitull i ri në marrëdhëniet Kosovë-Vatikan, për të cilat ne angazhohemi që të thellohen”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
Honored to formally decree the opening of Kosovo’s Special Mission to the Holy See, after two years of intensive efforts together with 🇻🇦 leadership.
This is an important milestone for Kosovo and a new chapter in 🇽🇰-🇻🇦 relations, which we are committed to deepening. pic.twitter.com/R0k230KQEY
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 12, 2024