Osmani demanton Vuçiqin: Serbët janë në trysni nga Serbia
22 prill 2024
| 17:34
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka thënë se serbët e Kosovës janë në trysni nga Serbia.
Ajo ka thënë se Serbia është duke u bërë trysni serbëve të mos integrohen në jetën politike dhe shoqërore të Kosovës.
Osmani ka folur edhe për sulmin terrorist në Banjskë dhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Presidentja Osmani ka thënë se Serbia, vazhdimisht ka hezituar t’i respektojë marrëveshjet me Kosovën.
Po ashtu, ajo ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se nëse Vuçiqi brengoset për serbët duhet të avokojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.