“Osmani dëmtoi marrëdhëniet me Tiranën”
Analisti Miliaim Zeka bën përgjegjëse presidenten Vjosa Osmani për ftohjen e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zeka u shpreh se sulmi që Osmani bën vazhdimisht ndaj Ramës nuk ka asnjë argument.
Sipas analistit, as në kohën e Enver Hoxhës s’ka pasur armiqësi më të madhe mes Tiranës dhe Prishtinës dhe kjo vetëm për fajin e Vjosa Osmanit.
“Shembulli më drastik është fjalimi i Ramës në OKB, që u cilësua si historik e të cilin me paturpësinë më të madhe e gjykoi Vjosa Osmani në studion e VOA se Rama po ruan fytyrën e Vuçiçit. Të njëjtën retorikë po bën edhe Kurti. As në kohën e Enver Hoxhës s’ka pasur armiqësi më të madhe mes Tiranës dhe Prishtinës dhe kjo për fajin ekskluziv të Vjosa Osmanit. Duke goditur kryeministrin e Shqipërisë ajo godet ish-luftëtarët e UÇK-së në Hagë”, tha analisti.