Osmani dënon sulmin e Iranit mbi Izraelin
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm të Iranit mbi Izraelin.
Osmani ka thënë se Kosova rreshtohet në mesin e aleatëve.
“Ky përshkallëzim i madh po çon në paqëndrueshmëri të paprecedentë në rajon dhe më gjerë, me jetë të pafajshme që mbajnë peshën e saj shkatërruese”, ka shkruar Osmani në “X”.
Ajo ka theksuar se “përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë”.
Më herët, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Ai e ka quajtur “akt të paprecedentë”, sulmin e Iranit mbi Izraelin.
Kurti ka thënë se kjo rrezikon destabilizimin e rajonit.
Kosovo joins allies around the world in condemning Iran's attack against Israel.
This major escalation is leading to unprecedented instability in the region and beyond, with innocent lives bearing the brunt of its devastating toll.
Peace efforts must prevail.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 14, 2024