Osmani dhe ambasadori austriak bisedojnë për pandeminë dhe zgjedhjet e 14 shkurtit
29 janar 2021
| 16:18
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Christoph Weidinger.
Osmani dhe ambasadori austriak kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend si në rrafshin e pandemisë e po ashtu edhe për zgjedhjet që do të mbahen së shpejti.
Në takim është diskutuar për rëndësinë që kanë zgjedhjet dhe për nevojën për të garantuar një proces demokratik dhe transparent.
Në takim është vënë në pah raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Austrisë, duke konfirmuar përkushtimin e të dy shteteve për avancimin e këtyre raporteve. Të dy palët kanë potencuar rëndësinë e kujdesit nga Covid-19, ngase zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen në kohë pandemie.