Osmani dhe ambasadorja franceze bisedojnë për konstituimin e institucioneve të reja

23 shkurt 2021 | 15:44

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ambasadoren e Francës në Prishtinë, Marie-Christine Butel.

Me këtë rast, ambasadorja e Francës e ka uruar Osmanin për fitoren në zgjedhjet parlamentare, duke theksuar se mbi të gjitha kjo është një fitore për qytetarët e Kosovës.

Ndërsa Osmani e ka falënderuar përzemërsisht ambasadoren Butel për përkrahjen e vazhdueshme të Francës dhe për urimet e presidentit Macron për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ajo ka theksuar se pas përmbylljes së suksesshme të procesit elektoral, fokusi kryesor do të jetë konstituimi i institucioneve të reja në vend të cilat duhet të jenë në pajtim të plotë me vullnetin e shprehur të popullit.

Në këtë takim është diskutuar edhe për rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional, bashkëpunimit dhe konsistencës në qeverisjen e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demokracia në Veprim (DnV) edhe pas përmbylljes së procesit të…