Osmani dhe gjenerali i NATO-s bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë

19 shkurt 2023 | 14:49

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me gjeneralin Christopher Cavoli, komandant suprem i Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Në takim me Gjeneralin Cavoli, presidentja Osmani ka folur mbi punën e NATO-s në Kosovë përgjatë 23 viteve të fundit, në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit.

Në këtë takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon e më gjerë, me ç’rast presidentja Osmani, ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me aleancën e NATO-s për të siguruar paqe të qëndrueshme në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian.

Ndërsa gjenerali Cavoli, ka shprehur mirënjohje për mënyrën se si Republika e Kosovës menaxhoi situatën me refugjatët afganë, ndërsa ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me KFOR-in.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu,…