Osmani dhe homologu malazez, të shqetësuar për rritjen e ndikimit të Rusisë në rajon

17 maj 2021 | 17:51

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve në kuadër të Samitit të presidentëve të shteteve të rajonit Brdo-Brijuni, ka zhvilluar një takim me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Të dy presidentët i kanë vlerësuar të mira marrëdhëniet ndërshtetërore dhe kanë potencuar se komuniteti shqiptar në Mal të Zi dhe pakica malazeze në Kosovë janë urë lidhëse.

Presidentja Osmani dhe homologu Gjukanoviq, kanë kundërshtuar idetë për ndryshimin e kufijve në rajon, por edhe shfaqën shqetësimin për rritjen e ndikimit të Rusisë në rajon.

Në takimin ndërmjet të dy presidentëve, gjithashtu është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit në sferën e turizmit, kulturës, arsimit dhe shkëmbimit ekonomik e tregtar.

“Është diskutuar për bashkëpunimin bilateral dhe rajonal, liberalizimin e vizave, rrugën evropiane të Kosovës si dhe anëtarësimin në NATO”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka deklaruar të hënën se…