Osmani dhe Hovenier përkujtojnë Ditën Kombëtare të Presidentit të ShBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Presidentit të ShBA-së, me një aktivitet ku merrnin pjesë dhe një grup fëmijësh, te shtatorja e presidentit Bill Clinton në Prishtinë.
“Me iniciativën e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë e së bashku me ambasadorin Hovenier dhe fëmijët e shkollës ‘Xhemajl Mustafa’ shënuam Ditën e Presidentit, si dhe festuam lidhjen e fortë e të pathyeshme në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
“Presidenti Clinton u bë zëri i popullit të Kosovës në ditët tona më të vështira. Sakrifica e popullit tonë si dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara ishin përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Republikës sonë”, ka thënë presidentja Vjosa Osmani.