![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/vjosa-jeff-e1689869868651-1130x635-1.jpg)
Osmani dhe Hovenieri të buzëqeshur flasin për veriun
20 korrik 2023
| 18:35
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në vend, veçan për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në njoftimin nga Presidenca thuhet se në takimin e tyre u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe ShBA-ja kanë të njëjtin qëllim për shtensionimin e situatës në veri të vendit.