Osmani dhe ish-presidentët vizitojnë ‘Shtëpinë e Pavarësisë’
24 maj 2021
| 14:06
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ish-presidentët, Fatmir Sejdiun, Behgjet Pacollin dhe Atifete Jahjagën, kanë vizituar muzeun “Shtëpia e Pavarësisë”.
Kjo vizitë është realizuar në kuadër të aktiviteteve, në nderim të “Ditës së Presidentit”.
Para shkuarjes në muze, Osmani bashkë me paraardhësit ka bërë homazhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, në sheshin që mban emrin e tij në kryeqytet.