Osmani dhe Jashari zotohen për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut
08 maj 2020
| 17:52
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari.
Ai a ke njoftuar kryetaren Osmani me punën dhe sfidat me të cilat përballet ky institucion.
Në këtë kontekst, ai ka përmendur nevojën për konsolidimin e legjislacionit në fuqi dhe angazhim më të madh në këtë drejtim.
Ndërkaq kryetarja Osmani e ka njoftuar Avokatin e Popullit për punën Kuvendit gjatë periudhës së pandemisë dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim reciprok në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Osmani ka thënë se Kuvendi do t’i përgjigjet kërkesave të Avokatit të Popullit dhe në pajtim me ligjin do të jetë i hapur për t’i zbatuar rekomandimet që vijnë nga IAP-ja.
(Qendresa Rama / Epoka e re)