Osmani dhe koordinatorja për zhvillim e OKB-së bisedojnë për avancimin e pozitës së grave dhe fëmijëve

22 shkurt 2021 | 16:59

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të hënën në takim koordinatoren për Zhvillim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Ulrika Richardson.

Kjo e fundit ia ka përcjell urimet Osmanit për rezultatin në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit si dhe e ka uruar atë dhe popullin e Republikës së Kosovës për një proces të qetë e demokratik zgjedhor.

“Palët diskutuan për rëndësinë e shndërrimit të pritshmërive të qytetarëve në punë dhe në projekte konkrete. Në këtë drejtim, u diskutua edhe për avancimin e pozitës dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të grave. Njëkohësisht, u theksua nevoja për bashkrëndim të politikave publike dhe projekteve të ndryshme zhvillimore me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, ka njoftuar Presidenca.

Në takim është diskutuar edhe për rëndësinë e prioritizimit të menaxhimit të suksesshëm të pandemisë si dhe sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës, si dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional në këtë drejtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
23.02.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Pejë 1.…