Osmani dhe Kosnetti bisedojnë virtualisht për zhvillimet në Kosovë

18 nëntor 2020 | 17:36

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka mbajtur takim virtual me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Në njoftimin e zyrës së Osmanit është thënë se në vazhdën e takimeve të rregullta, është diskutuar në veçanti për pandeminë Covid-19.

“Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot u.d. Presidentja, dr. Vjosa Osmani-Sadriu, ka biseduar me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, z.Philip Kosnett.  Ata kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend. Duke parë situatën me pandemi, në takim u diskutua në veçanti kjo temë. Me këtë rast, u theksua rëndësia e unitetit në luftën me pandeminë Covid-19, si dhe rëndësia e bashkëpunimit konstruktiv me të gjithë spektrin politik”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ferizajt është duke kaluar nëpër një krizë të…