Osmani dhe kryesuesi i OSBE-së diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim kryesues aktual i OSBE-së, Ian Borg.
Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, në takim është diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Në takim është diskutuar edhe për raportet bilaterale midis Kosovës dhe Maltës, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe për zhvillimet e fundit politike në rajon . Në diskutim me ministrin Borg, presidentja ka thënë se Kosova vazhdon të jetë në ballë të progresit në rajon dhe më gjerë sa i përket forcimit të sundimit të ligjit dhe demokracisë si dhe promovimit të të drejtave të njeriut. Në këtë frymë, Presidentja Osmani potencoi se anëtarësimi i Kosovës në institucionet euroatlantike do të ishte triumf për demokracinë dhe për të drejtat e njeriut jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Evropën”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.