Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Koshare
09 prill 2024
| 14:53
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë bërë homazhe në kompleksi memorial në Koshare, në shënimin e 25-vjetorit të Betejës së Koshares.
Luftimet në Betejën e Koshares ishin zhvilluar për 77 ditë me radhë, nga 9 prilli deri më 19 qershor 1999, në anën kufitare të Kosovës me Shqipërinë.
Gjatë atyre luftimeve janë vranë 114 dhe janë plagosur 423 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /EO