Osmani dhe Kurti emërojnë inspektorin e ri të përgjithshëm të AKI-së
Presidentja e Kosovës, Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, kanë emëruar Kujtim Shalën, inspektor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Siç ka njoftuar presidenca të mërkurën, Osmani e Kurti janë njoftuar nga inspektori i përgjithshëm i deritashëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.
“Ata kanë falënderuar z. Ramadani për shërbimin e tij në AKI nga viti 2019 dhe i kanë uruar suksese të mëtejme në angazhimet e tij profesionale. Pas konsultimeve, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë emëruar inspektor të ri të përgjithshëm të AKI-së, Kujtim Shala, i cili deri më tani ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Presidencës së Kosovës.