Osmani dhe Kurti emërojnë zëvendësdrejtorin e ri të AKI-së
01 korrik 2021
| 17:53
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, në përputhje me kompetencat kushtetuese të presidentes dhe kryeministrit, kanë emëruar sot Agon Bytyqin, zëvendësdrejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
“Zëvendësdrejtori i sapoemëruar i AKI-së, ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës më 2008, ndërkaq studimet master në fushën e drejtësisë i ka përfunduar më 2012. Një pjesë të studimeve, Bytyqi i ka përfunduar në ShBA. Ai, gjithashtu ka përfunduar provimin e Jurisprudencës më 2018. Ka përvojë 11-vjeçare në fushën e sigurisë, si dhe në atë të bashkëpunimit ndërkombëtar”, ka njoftuar Presidenca.