Osmani dhe Kurti, koalicion para apo pas zgjedhjeve? Tregon Peci

31 dhjetor 2020 | 08:15

Faton Peci nga Iniciativa Qytetare e Vjosa Osmanit ka konfirmuar se janë në bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje sa i përket arritjes së një marrëveshjeje të mundshme bashkëpunimi.

“Brenda pak ditësh – në fillim të janarit do ta bëjmë të qartë përbërjen e listës, parimet programore, logon… Do të bëhen të qarta të gjitha në javën e parë të janarit. Personaliteti i Osmanit do të jetë përcaktues se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm”, është shprehur Peci.

“Jemi në diskutime me LV-në dhe ka shumë të ngjarë që ta kemi një koalicion parazgjedhor. Jemi të fokusuar në shumë pika, më kryesorët nëse shkojmë me partneritet parazgjedhor apo paszgjedhor me LV-në. Aspekti i dytë është se synojmë të jemi dy subjekte të ndara që hymë në një garë të përbashkët dhe aspekti i tretë janë çështjet programore”, ka treguar ai.

Peci është shprehur në Edicionin Special ka thënë se dallimet ideologjike mes tyre me Lëvizjen Vetëvendosje nuk duhet të jenë problem që të luftohet krimi dhe korrupsioni.

“Jemi në nivel diskutimesh, nuk është çështje ofertash. Oferta jonë është qeveri e përgjegjshme para qytetarit që do të realizonte qeverisje transparente që do të vendoste ligjshmëri në vend dhe do ta luftonte korrupsionin”, ka bërë me dije Peci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, tani edhe kandidat…