Osmani dhe Kurti lënduan raportet Kosovë – Shqipëri

31 dhjetor 2020 | 08:33

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka thënë se u. d. e presidentit, Vjosa Osmani dhe ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë lënduar raportet Kosovë – Shqipëri.

“Mendoj që Osmani në pozitën e ushtrueses së detyrës të presidentit më së paku ka reflektuar rezon shtetëror në vizitën e saj në Tiranë. Më shumë ka qenë si kryetare partiake, që ka vizion ta krijojë sesa si u. d. e presidentit”, ka thënë Hoxhaj në emisionin “Real Story” në News24. “Sjellja e saj, qëndrimet e saj në Tiranë, kanë qenë të papërgjegjshme.  Më shumë i ka lënduar raportet Kosovë – Shqipëri sikurse ka bërë edhe ish-kryeministri Kurti”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shtuar se pozita e kryeministrit dhe presidentit nuk flet në emër të partisë politike, por në emër të qytetarëve.  “Kjo frymë e përqarjes politike që e kultivojnë të dytë (Vjosa Osmani dhe Albin Kurti), të cilën e kanë bartë në skenën politike shqiptare”, ka thënë Hoxhaj.

“Osmani është në përpjekje të bëjë parti politike. Por, kur je u. d. e presidentit, e një vendi që është partner srategjik, je një komb dhe vjen me një agjende sikurse të ishe nga një vend që me vendin paraprak ka probleme, është e papërgjegjshme”, ka thënë Hoxhaj më tutje.

Gjithashtu, ai tha se nuk mendon se qytetarët e Shqipërisë i kanë marrë seriozisht deklarimet dhe qëndrimet e Vjosa Osmanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka…