Osmani dhe Kurti në afat rekord m’i kthejnë mesazhet

06 dhjetor 2023 | 08:13

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se ka raporte të afërta me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka zbuluar se Osmani dhe Kurti në afat rekord i përgjigjen me sms çdoherë që iu shkruan.

“Është për mua admiruese se qysh një presidente si t’i shkruaj në afat rekord m’i kthen sms”, ka thënë Peci.

Ai njëjtë është përgjigjur edhe kur është pyetur për kryeministrin Kurti.

“Edhe kryeministri i kthen sms. E vërteta është se unë nuk i bezdis shpesh, por e vërteta është se çdoherë që u shkruaj nuk ka ndodhur një rast kur nuk më kanë kthyer sms”, ka thënë Peci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë sot…