Osmani dhe Kurti sot presin në takim senatorët Shaheen dhe Welch
13 tetor 2023
| 08:29
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sot presin në takim senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch.
Takimi i Osmanit me senatorët është paraparë që të nis në orën 09:15 në kabinetin e presidentes.
Ndërsa ai me Kurtin fillon në orën 10:00 në ndërtesën e qeverisë.
Pas secilit takim do të ketë deklarim për medie.