Osmani dhe Kurti takohen me Blinkenin në varrimin e Albrightit
27 prill 2022
| 16:59
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, janë takuar me sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Takimi i tyre është zhvilluar gjatë ceremonisë së varrimit të paraardhëses së Blinken, Madeleine Albright.
Albright ka vdekur në moshën 84-vjeçare më 23 mars të këtij viti.
Ajo ishte sekretare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë luftës në Kosovë. Ajo ka pasur një ndikim të madh për të bindur ShBA-në dhe botën për krimet që po kryheshin në Kosovë nga Serbia.
Albright ishte sekretare e ShBA në periudhën 1997-2001, kur president ishte Bill Clinton.