Osmani dhe Kurti takohen me drejtuesit e institucioneve të sigurisë

30 dhjetor 2021 | 16:34

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë pritur të enjten në takim krerët e institucioneve të sigurisë të Kosovës.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se qëllimi i takimit ka qenë raportimi i fundvitit për çështjen e sigurisë si dhe sfidat në këtë sektor.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në takim të përbashkët me kryeministrin e vendit, z. Albin Kurti, kanë pritur institucionet e sigurisë lidhur me raportimin e fundvitit si dhe përgatitjen për vitin pasues lidhur me sfidat në fushën e sigurisë. Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti si dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti”, ka njoftuar  Presidenca e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 21-vjeçare ka ndërruar jetë në burgun e Lipjanit. Lajmin…