Osmani dhe Kurti, vizitën e parë zyrtare do ta bëjnë në Shqipëri
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se vizitën e parë zyrtare do ta bëjë në Shqipëri.
Pas takimit me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, kryeparlamentarja Osmani, ka thënë se ka marrë urime të përzemërta të përcjella nga presidenti, kryeministri dhe Kuvendi i Shqipërisë.
“Pas një bashkëpunimi të gjatë kishim mundësinë që të diskutojmë për bashkëpunimin ekonomik e deri te avancimi i diplomacive ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.
Ajo ka falënderuar ambasadorin Minxhozi, duke thënë se do t’i japin përkrahje të fortë.
Ndërsa ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, ka folur për shkëmbimet e bashkëpunimeve ndërmjet dy vendeve për përmirësimin e kuadrit ligjor.
“Unë jam besim plotë se ky bashkëpunim do të jetë i vazhdueshëm dhe fuqiplotë. Por jam shpresë plot për një qeveri, kuvend mund të ecim përpara”, ka thënë ambasadori Minxhozi.
Edhe kryeministri Albin Kurti, dje ka bërë me dije se vizitën e parë zyrtare do ta bëjë në Shqipëri.