Osmani dhe Levits mbjellin ‘drurin e miqësisë’
22 prill 2022
| 14:12
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me homologun e saj letonez, Egils Levits, kanë mbjellë “drurin e miqësisë”.
Fotografitë janë shpërndarë nga llogaria zyrtare e presidentes Osmani në “Instagram”.
Gjatë ditës së sotme, Osmani dhe Levits, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët, përmes së cilës presidentja Osmani ka thënë se ka kërkuar mbështetje e Letonisë për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s.
Ndërkohë, Levits ka thënë se Kosova i përket Evropës.
Pos Osmanit, Levits ka i edhe kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.