Osmani dhe shefi i EULEX-it diskutojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë
19 janar 2024
| 14:23
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të premten në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.
Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimit të ligjit.
Osmani dhe Barbano, kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, brenda mandatit teknik të misionit të Bashkimit Evropian për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie.