Osmani dhe shefi i Misionit të Luksemburgut bisedojnë për thellim të bashkëpunimit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim shefin e Misionit të Ambasadës së Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, ambasadorin Eric Dietz, të cilin e uroi për mandatin e tij.
Në njoftimin e Presidencës bëhet me dije se Osmani e ka falënderuar ambasadorin Dietz për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës përmes projekteve zhvillimore, sidomos në fushën e shëndetësisë, dhe shprehu gatishmërinë që të thellohet bashkëpunimi edhe nëpër fusha tjera.
Presidentja Osmani ka kërkuar që mbështetja e Luksemburgut të vazhdojë edhe për integrimin euroatlantik të vendit, nevojën për të vendosur përfundimisht për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.