Osmani dhe shefi i Zyrës së BE-së diskutojnë për vendimin e Kushtetueses
22 dhjetor 2020
| 14:52
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani gjatë një takimi që ka pasur sot me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, posaçërisht lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit është rrëzuar qeveria Hoti si dhe të afateve ligjore.
“Palët diskutuan po ashtu për menaxhimin e situatës me Covid, si dhe përpjekjet për sigurimin e vaksinës për qytetarët e Kosovës”.
“Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që kjo çështje të trajtohet me prioritet, ndërkaq institucionet e Kosovës ta kenë një plan të qartë të vaksinimit”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.