Osmani dhe Sinani diskutojnë për projekte në fushën e sportit dhe kulturës
08 janar 2025
| 13:24
Zëvendësministrja e Kulturës, Daulina Osmani, gjatë vizitës në Luginë të Preshevës është takuar me kryetaren Ardita Sinani.
“Gjatë vizitës në Luginë, në Preshevë, pata kënaqësinë e veçantë të takohem me kryetaren Ardita Sinani. Me Arditën e përkushtuar për të zhvilluar qytetin e Preshevës, diskutuam për projekte konkrete në fushën e sportit dhe kulturës. Jemi së bashku në punën tonë për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë e Preshevës. Faleminderit për pritjen, kryetare Ardita Sinani”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.